Goldman Sachs ka spekuluar në masë mbi krizën e kredive të këqia (subprime) dhe ka investuar në borxhin e Greqisë, duke ndihmuar qeverinë greke të maskojë kushtet reale të borxhit publik, ka sekuluar gjithashtu edhe mbi borxhin grekë.
Goldman në vitin 2010 u inkriminua nga SEC (Security Exchange Comission, enti amerikan për kontrollin e bursës) për mashtrim në dëme të klientëve të saj.
Kujtojmë edhe lajmin shokues që bëri xhiron e botës pak javë më parë, të një operatori amerikan të bursës, Alessio Rastani, i cili deklaroi gjatë një emisioni të BBC se Goldman Sachs sundon botën.
Ky është skenari i nisjes. Por tani vendosin bashkë disa pjesë të enigmës dhe “thashethemeve” që qarkullojnë prej pak kohësh.
Fakti i parë: Goldman Sachs llogarit që diferenca e bonove të thesarit (spread) do shkojë në 350 pikë në rast vendosje të një qeverie teknike; fakti i dytë: Mario Monti emërohet senator për jetë dhe flitet së tepërmi që ai do jetë lideri i ri i qeverisë së ardhshme; thashethemi i parë dhe i vetëm, i cili vjen nga një burim shumë i njohur: Milano Finanza, “në tregje është përhapur flaja se ka qenë Goldman Sachs që ndezi bombën e shitjeve të bonove të thesarit (kujtojmë se një ditë më parë rendimenti i bonove të thesarit e kaloi pragun e vlerës 7%, tepër e dëmshme për ekonominë, por shumë fitimprurëse për spekulatorët)”; fakti i tretë: shitja e shitja e stuhishme e bonove të thesarit e coi diferencën (spread) në vlerë të padëgjuara më parë; fakti i katërt: Pas emërimit të Monti-t dhe zërave të para mbi qeverinë e tij, diferenca e bonove fillon e zbret. Në zhargon thuhet se “tregjet reaguan mirë”.
Duke mbledhur bashkë të katër faktet dhe thashethemet, skenari i nisjes merr formën e një operacioni financiar të planifikuar më së mirë dhe tepër të rrezikshëm. Që përvec avantazheve afat shkurtër të spekulimit ka edhe avantazhet politike. Avantazhi që të sillet në qeverinë italiane një pjesëtar i Goldman Sachs. Financierët tashmë nuk kënaqen me spekulimet ekonomike, por tani kanë nevojë edhe për ato politike.
