Goleadë ruse në Euro 2012,
fitore 4-1 kundër Çekisë

Goleadë ruse në Euro 2012,<br />fitore 4-1 kundër Çekisë
Një skuadër cinike dhe mjaft rezultative është treguar Rusia në ndeshjen e parë të saj në Euro 2012, pasi ka fituar thellë ndaj Çekisë me rezultatin 4-1. Skuadra e drejtuar nga trajneri Dick Advokaat merr menjëherë kryesimin e grupit A, falë dhe barazimit në sfidën tjetër.

Dy gola të Dzagoev dhe nga një të Shirokov e Pavlyuchenko, ia siguruan ekipit të Dick Advocaatit fitoren e parë në ‘Euro 2012’. Ndërkaq, goli i Pilar ishte i pamjaftueshëm për çekët. Rusia e ka nisur kampanjën në Kampionatin Evropian ‘Euro 2012’ në mënyrë pozitive. Ekipi i Dick Advocaatit ia doli të mposht me meritë të plotë Republikën Çeke ndërsa kaloi në avantazh që në minutën e 17-të.

Fillimisht, Alexandr Kerzhakov e goditi shtyllën, kurse topin e rikthyer në fushë e shndërroi në gol Alan Dzagoev. Nuk kaluan mirë 7 minuta, kur Roman Shirokov e dyfishoi epërsinë e rusëve. Në pjesën e dytë, çekët e ngushtuan rezultatin me Vaclav Pilar (52’), por kjo ishte e tëra që mund të bënin. Dy golat e shpejtë të Alan Dzagoev (79’) e Roman Pavlyuchenkos (82’), i dhanë vulë këtij takimi. Advocaat më në fund mund çekët në një turne ndërkombëtar dhe i dërgon një mesazh rivalëve të Euro 2012. Në 2004, ai drejtoi Holandën në gjysmëfinale.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës