Krimi makabër i një nate më parë në plazhin e Golemit, ku 73-vjecari Veli Dervishi vrau me sëpatë gruan e tij, ka qenë i planifikuar më parë.

Para hetuesve Dervishi ka pranuar krimin monstruoz, ndërsa si motiv ai ka deklaruar se ka qenë xhelozia ndërmjet tyre dhe dyshimet se ai tradhëtohej nga gruaja. 

"Ajo më ka tradhtuar gjithë jetën. E kishte mbushur kupën. Nuk e duroja dot, më kërkonte gjithmonë llogari, ndaj më erdhi në maje të hundës. Më acaroi shumë nervat, për këtë arsye e vrava", ka deklaruar i moshuari në polici.

Pesë ditë para krimit makabër çifti i të moshuarve ishte nisur me pushime në Golem pasi ata jetonin në Tiranë. 

Por debatet e shumta në banesën e marrë me qira dhe gjëndja e dehur e Dervishit sollën për pasojë vrasjen nga ky i fundit të gruas së tij Shazivare Dervishi.

I biri i çiftit ka deklaruar në polici se prindërit e tij kishin konflikte të vazhdueshme për shkak të xhelozisë 

viktima golem
(Viktima e një nate më parë në Golem)

Redaksia Online 
Al.Ç/Shqiptarja.com