TIRANE 4 Shtator/ATSH/- Inspektorja e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi reagoi të enjten pasdite pas deklaratave të Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe për mosparaqiten e saj në Komision. Në fjalën e tij, Braçe tha se Golemi po sfidon insitucionin më të lartë ligjvënës në vend.
"Në asnjë rast të vetëm, unë nuk refuzoj të përgjigjem ndaj përmbushjes së detyrës së ngarkuar me ligj si Inspektor i Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë", shprehet Golemi përmes një deklarate për shtyp.
Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, në të dy shkresat që më ka dërguar, më kërkon të paraqitem për të dhënë dëshmi përpara këtij Komisioni. Është përdorur pikërisht kjo frazë: për të dhënë dëshmi. Theksoj edhe një herë publikisht, se unë nuk mund të dëshmoj përpara këtij Komisioni, për aq kohë sa ligji nuk parashikon një gjë të tillë", shprehet Golemi.
Fakti që unë emërohem nga Kuvendi, vijon ajo, nuk do të thotë apriori, që duhet të raportoj në Kuvend apo ndonjë komision të tij. "Ligji për Bankën e Shqipërisë e përcakton qartë që unë raportoj vetëm para Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë (neni 54 pika 3 gërma b). Nuk ka asnjë dispozitë ligjore që më përcakton raportimin para Kuvendit apo Komisionit në fjalë", shkruan Golemi.
"Unë nuk e shkel Kushtetutën. Argumentat e mia janë paraqitur nëpërmjet korrespondencës drejtuar këtij Komisioni, Nr.2479/1Prot, datë 03.09.2014 (bashkëlidhur), pavarësisht se u anashkaluan në seancën e sotme", sqaron më tej Golemi.
Golemi hspreht se kishte përmbushur me korrektësi, me përgjegjshmëri maksimale dhe me profesionalizëm të gjitha detyrat e përcaktuara në Ligjin e Bankës së Shqipërisë dhe në aktet nënligjore të miratuara nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. "Të gjitha kontrollet e kryera dhe problematikat e hasura, janë raportuar nga Inspektori i Përgjithshëm në mënyrë të rregullt pranë Këshillit Mbikëqyrës. Për më tepër, të gjitha këto raportime për periudhën 2010-2014, janë vënë në dispozicion të Kuvendit, nëpërmjet korrespondencës zyrtare të Bankës së Shqipërisë, dhe janë dorëzuar pranë Komisionit për Ekonominë dhe Financat - 537 faqe raportime të Inspektorit të Përgjithshëm. Konkluzionet dhe vlerësimet pozitive për punën e kryer nga Departamenti i Kontrollit në Bankën e Shqipërisë, departament të cilin unë drejtoj, janë pasqyruar në raportet e disa institucioneve të specializuara ndërkombëtare", thotë Golemi. /a.gjonaj/./a.g/
/Shqiptarja.com