Pavarësisht përhapjes së COVID-19, plazhi i Golemit në Durrës është pushtuar nga vizitorë këtë fundjavë.

Pushuesit nuk i kanë rezistuar dot rrezeve të diellit dhe kanë kaluar pak kohë në plazhin e Golemit.
disa kanë preferuar një shëtitje në breg, e disa të tjerë janë shtrirë në rërë për t'u nxirë.

Edhe pse kjo fundjavë ka qenë vetëm për të moshuarit dhe prindërit me fëmijët, në plazh është parë çdo grupmoshë pa përjashtim.

Pas qëndrimit në shtëpi për një kohë të gjatë, moti mirë ka favorizuar personat që kanë detin afër.

Një pjesë e bregdetit po restaurohet për të pritur sezonin turistik.

Në kohë normale duhet të ishim në fillim sezoni, por situata pandemike e ka lënë një çështje të hapur fillimin e saj dhe masave të rrepta që do të merren.

Ora 18:07
Golemi pushtohet nga pushuesit, shëtitje në bregdet e rreze dielli në rërë
1/0