Golf, ndahet nga jeta në moshën
87 vjeçare legjenda Arnold Palme
Golfi i jep lamtumirën një prej sportistëve më të mëdhenj në histori. Në moshën 87 vjeçare, në spitalin e Pitsburg, në Pensilvani u nda nga jeta Arnold Palmer.
Golfi i jep lamtumirën një prej sportistëve më të mëdhenj në histori. Në moshën 87 vjeçare, në spitalin e Pitsburg, në Pensilvani u nda nga jeta Arnold Palmer.
Njoftimi u dha nga Federata e Golfit në Shtetet e Bashkuara. I lindur në vitin 1929, Palmer i njohur edhe me epitetin “Mbreti” dominoi në fushat e golfit deri në periudhën e fundit të viteve ’50 dhe fillimit të viteve ’60. Në karrierën si profesionist të nisur në vitin 1950, ai fitoi 62 tituj, mes të cilëve edhe 7 “Major”.
Arnold Palmer triumfoi edhe 4 herë në turnetë Masters, një herë në US Open dhe në dy raste fitoi trofeun në British Open.
Merita e tij më e madhe ishte që u shndërrua në “ambasadorin më të rëndësishëm” të sportit të golfit, ndërsa për rezultatet e arritura dhe kontributin e dhënë në vitin 1974 u përfshi në Muzeun e Legjendave të golfit botëror. Reagimet dhe mesazhet e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të Arnold Palmer kanë qenë të shumta.
Nga presidenti amerikan, Barack Obama, për të vazhduar me Jack Nicklaus, fitues të 18 titujve të Grand Slam, për të vazhduar me ish-numrin 1 të botës, Tiger Woods dhe fituesin e Tour Championship, Rory McIlroy “që theksuan se bota dhe sporti i golfit nuk do të jenë më njësoj pa Mbretin Palmer”.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
65.6%
-
Edi Ramën
28.5%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6478
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrezikohet jeta e policit, militantët e PD i hedhim molotov! I shpërthen te këmba, rrobat i marrin flakë (VIDEO)
7 Tetor, 20:04
-
Pamjet me dron të Report TV nga Bashkia e Tiranës, protestuesit e pakët rrethojnë godinën
7 Tetor, 19:59
-
Hidhet molotov drejt Bashkisë së Tiranës, Noka udhëheq përplasjen me policinë
7 Tetor, 19:51
-
Protesta e opozitës, mbështetësit e PD bllokojnë rrugën dhe qarkullimin e mjeteve! E pësojnë dhe qytetarët, ndërhyn Policia
7 Tetor, 19:49
-
Pas selisë së PS-së, flakët e molotovit përfshijnë edhe pjesën para Ministrisë së Brendshme
7 Tetor, 19:45
-
FOTO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor, 19:38
-
Molotovë drejt selisë së PS, digjet banderola me foton e Ramës
7 Tetor, 19:37
-
Mero Baze: Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
7 Tetor, 19:36
-
Protestuesit tek Bashkia e Tiranës, hidhet molotov mes efektivëve të policisë
7 Tetor, 19:32
-
Protestuesit vendosen tek Partia Socialiste, hidhet molotov
7 Tetor, 19:32
-
Bardhi dhe Noka japin instruksione në telefon për protestusit pas kaosit te Kryeministria, digjet stacioni i autobusit!
7 Tetor, 19:31
-
‘Ndahen rrugët’ e protestuesve, një pjesë mblidhen te Bashkia e Tiranës
7 Tetor, 19:31