Uellsiani Ben Woodburn, 17-vjeçari i Liverpool shënoi golin vendimtar në ndeshjen e tij debutuese kundër Austrisë, vetëm 2 minuta pasi kishte hyrë në fushën e lojës.

Goli mban gjallë shpresat e Uellsit për një vend në finalet e Kupës së Botës "Rusi 2018". 

Adoleshenti gjuajti fort në minutën e 74 nga jashtë zonës duke mposhtuar portinerin Lindner. 

Ky ishte një debutim ëndrrash për Ben Woodburn i cili shënoi golin që mund të çojë Uellsin drejt kualifikimit në Botëror. 

Ullsianët renditen të tretët me 11 pikë në Grupin D i cili kryesohet nga Serbia me 15 pikë, ndërsa Irlanda vjen e dyta me 13 pikë.