Goli i parë në ndeshjen e parë si titullar, Broja vendos rekorde në Premier League: E kisha ëndërruar këtë moment që kur isha 3 vjeç

Armando Broja përveç kombëtares do të shkëlqente edhe me ekipin për këtë pakkush kishte dyshime. Momenti historik për 20-vjeçarin erdhi të shtunën kur në ndeshjen e parë si titullar me Southampton sulmuesi realizoi golin e fitores 1-0 kundër Leeds United, që ishte edhe fitorja e parë për ekipin e tij për kërë sezon në kampionat.

Me golin e realizuar Broja është bërë edhe futbollisti i parë shqiptar që gjen golin në Premier League, kampionatin më të fortë në botë aktualisht. Gjithashtu ai u bë edhe futbollisti i parë i Southampton me moshën më të re që realizon gol në ndeshjen e parë si tutullar në kampionat. I vetmi moment jo i mirë për Brojën në këtë ndeshje ishte largimi nga fusha në minutën e 81 si i dëmtuar, por që nuk dukej shqetësues përsa kohë bomber shqiptar u ndal në fund për një intervistë.

‘Ishte e jashtëzakonshme të luaja për herë të parë në formacion në Premier League, pasi e kisha ëndërruar këtë moment që kur isha tre vjeç. Të shënoja në ndeshjen e parë si titullar, është një ëndërr e bërë realitet për mua, pasi nuk mund të kërkoja për më mirë. Jam në një moment mjaft të bukur të karrierës dhe shpresoj që të vijnë të tjerë akoma më të bukur, me shumë gola,”- deklaroi Broja.

Falë fitores së parë në kampionat që erdhi për meritë të Brojës Southampton është ngjitur në kuotën e 7 pikëve dhe ka lënë përkohësisht zonën e ftohtë të renditjes.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë