Goli i Pejiç mund Skënderbeun,
Flamurtari merr 3 pikët në Vlorë

Goli i Pejiç mund Skënderbeun,<br />Flamurtari merr 3 pikët në Vlorë
Skuadra e Flamurtarit triumfoi 1-0 ndaj Skënderbeut, në supersfidën e javës së 22-të të Kategorisë Superiore, duke i “dhuruar” Teutës vendin e parë. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi kroat Pero Pejiç në minutën e 4-t. Kampionët në fuqi, edhe pse kishin gati 90 minuta lojë nuk mundën ta gjenin dot golin e barazimit. Çështja e titullit komplikohet shumë për korçarët.

Teuta rimori kreun e Kategorisë Superiore, pas një mungese prej gjashtë javësh, qysh kryesonte e vetme në javën e 14-të. “Kampionët e dimrit” fituan 2-1 me Shkumbinin, falë dopjetës së shkodranit Ansi Nika (3’ dhe 30’). Golin e vetëm për peqinasit e shënoi Roland Dervishi, që tani kryeson me 17 gola, tre më shumë se Brus Ikango i Kastriotit. Kur kanë mbetur edhe katër javë, Teuta kryeson me 49 pikë, dy më shumë se Skënderbeu, 47.

Falë një goli të sulmuesit shkodran Bekim Bala në minutën e 90-të, Tirana fitoi 1-0 me Tomorin, edhe pse e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë – mbrojtësi Arjan Pisha u ndëshkua me karton të kuq. Kamza siguroi një vend ne plejof, pas fitores 3-1 ndaj Laçit, në javën e 22-të të Superligës. Gentian Manuka (4’), Artan Karapici (51’) dhe Guido Tepshi (78’) i siguruan fitoren e 6-të sezonale formacionit të drejtuar nga trajneri italian Mauro De Vekis. Pogradeci mori një pikë jetike në “Gjorgji Kyçyku”, në barazimin 1-1 ndaj një Bylisi, që shënoi i pari me anë të Fjodor Xhafës (69’).
(a-sport/ rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet