Gomonia me 27 klandestinë, pala
shqiptare mbyllin kërkimet në det

Gomonia me 27 klandestinë, pala<br />shqiptare mbyllin kërkimet në det
TIRANË - Pala shqiptare ka mbyllur përfundimisht operacionin e kërkimit për gomonen me 27 klandestinë që  mendohet se ishte zhdukur në kanalin e Otrantos dhe për të cilën kishin nisur kërkimet që prej mbrëmjes së të hënës 2 shtator. 

Salla Operative Ndër-operacionale e Durrësit i kanë thënë korrespondentit tonë Artur Korriku se operacioni i kërkimit nga pala shqiptare është mbyllur mbrëmë ndërkohë që vazhdojnë kërkimet nga pala italiane.

"Nuk ka shenja të gomomes as të klandestinëve" - ka thënë Qendra Operacionale e Durrësit.

Mbrëmjen e 2 shtatorit, rreth orës 20: 50 nga pala italiane është marrë alarmi SOS nga një person i cili fliste shqip dhe që deklaronte se gomonia e tij në të cilën ishin 27 klandestinë kurdë kishte avari.

Menjëherë nisën kërkimet si në ujrat terrotoriale shqiptare ashtu dhe ato italiane, por  ende nuk ka asnjë gjurmë nga gomonia.

Pala shqiptare që prej mëngjesit të djeshëm nuk ka nxjerrë asnjë anije në det për kërkime, ndërsa burime nga qendra e bashkëpunimit ndër-operacional, deklaruan se ishin në gadishmëri dhe po mbanin nën vëzhgim sipërfaqen ujore të Shqipërisë. Sipas tyre, nëse do të kishte një kërkesë për ndihmë nga Italia, anijet shqiptare do të dalin dhe do të bëjnë kontrolle.

Ndërkaq që  nuk ka informacion nëse mëngjesin e sotëm, pala italiane ka nisur kontrolle në ujërat e saj territoriale.
 
Kontrollet për gomonen gjatë ditës së djeshme u drejtuar nga Roja bregdetare italiane, e cila kishte marrë edhe denoncimin nga një person që mëndohet se është edhe drejtuesi i mjetit lundrues.
 
Kërkimet nisën kur në datën 2 shtator 2013 në orën 20:50 në kanalin e Otrantos është marrë një sinjal nga një gomone me rreth 27 persona në bord, të cilët dyshohet se janë klandestinë.

Nuk dihet ende se nga ishte nisur gomonia. 
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca