Gomonia u nis nga Vlora me 700 kg kanabis, reagon Policia e Shtetit: Nuk ka asnjë shqiptar të përfshirë

Gomonia u nis nga Vlora me 700 kg kanabis, reagon Policia e Shtetit: Nuk ka asnjë shqiptar të përfshirë

Pamje nga operacioni

Disa ditë më parë falë një operacioni të përbashkët të Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane u bë e mundur kapja e një gomoneje që tentonte të trafikonte plot 700 kg marijuanë nga Vlora drejt brigjeve italiane.

Policia e Shtetit ka sqaruar se karabinierët e Barit kanë ekzekutuar disa urdhër arreste në kuadër të operacionit "Velluto" për shkatërrimin e një grupi kriminal italian që operonte në fushën e trafikimit të narkotikëve në zonën e Pulias.

Sipas policisë së Shtetit, grupi kriminal me eksponentë të organizatës mafioze "Sacra Corona Unita" përbëhej nga shtetas italianë dhe se nuk ka asnjë shtetas shqiptar të përfshirë.

Kjo deklaratë e Policisë së Shtetit, hedh poshtë lajmin e publikuar nga mediat italiane se në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë me iniciale D.G., 22 vjeç dhe A.R., 30 vjeç.  

Por si nisi operacioni i përbashkët

Policia Kufitare e Vlorës kishte siguruar informacione në rrugë operative dhe u  vu në ndjekje të një mjeti detar, i dyshuar për trafik narkotikësh, duke njoftuar njëkohësisht Prokurorinë e Krimeve të Rënda për rastin. Pasi kanë humbur kontaktet dhe mjeti në ndjekje hyri në ujërat ndërkombëtare, Policia Kufitare njoftoi autoritetet italiane dhe nisi koordinimi i veprimeve. 

Në afërsi të lokalitetit Sant Andrea, Otranto, u bë i mundur sekuestrimi i mjetit në ndjekje, që drejtohej nga dy shtetas shqiptarë me iniciale D.G., 22 vjeç dhe A.R., 30 vjeç. Në skaf u sekuestrua rreth 700 kg marijuanë.

Rreth një javë më parë në Brindizi u kapën në bordin e një gomoneje tjetër, 535 kilogramë kanabis, e dyshuar se vinte nga Shqipëria. Vlera e drogës në treg do të ishte 5 milionë euro. Mediat italiane raportuan se u prangosën 2 shqiptarë nga Vlora. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja