Kapet gomonia me 535 kg marijuanë në Brindizi, arrestohen 2 skafistët shqiptarë (VIDEO)

Itali- Falë patrullimit nga ajri, Guardia Di Finanza ka mundur të ndalojë një gomone me drogë në Brindizi. Në bordin e mjetit lundrues, të gjatë shtatë metra dhe me motorë të fuqishëm, ishin fshehur plot 535 kg marijuanë, që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Po ashtu janë arrestuar edhe skafistët, të dy shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shtetasit me iniciale  D.G.46-vjeç i dhe  V.S 38-vjeç të dy nga Vlora. Ata do të hetohen për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas raportimit të mediave italiane, nëse sasia e drogës arrinte të hidhej në treg, fitimi do të ishte 5 milion euro.

Pas kapjes së gomones, autoritetet italiane nisën hetimet për të zbuluar më shumë detaje rreth origjinës së drogës, duke bashkëpunuar me Njësinë Kufitare të Guardia Di Finanza të stacionuar në Durrës dhe zyrën ndërlidhëse të Policisë Shqiptare në Itali.

Mediat italiane thonë se që nga fillimi i vitit 2018 janë konfiskuar 12 anije, me rreth 13 ton marijuanë dhe janë arrestuar 31 kontrabandistë e nga Guardia di Finanza në Puglia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën