Gonxhe për Report Tv: Tregjet të mos mbingarkohen, do ketë furnizim të vazhdueshëm me ushqime

TIRANË - Drejtori i drejtorisë së Transportit rrugor, Blendi Gonxhe në lidhje direkte me Report Tv garantoi se furnizimi i tregjeve me ushqime e mallrave do të vijojë normalisht pavarësisht masave kufizuese të vendosura nga qeveria për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Gonxhe tha se janë marrë të gjitha masat që të mos ketë asnjë problem ne transportin e mallrave. Ai tha se është e kotë që tregjet e pakicës të mbingarkohen me mall, pasi asnjëherë s’do ketë mungesë ushqimesh dhe mallrash të ndryshme. Ai tha se po punohet në dy aspekte kryesore, të garantohet vazhdimi i transportit te mallrave por edhe të sigurohet higjiena dhe ku ka vend te karantinohen shoferet e kamionëve.

“Rëndësi ka që të garantohet një transport i të gjithë mallrave që kalojnë përmes porteve tona. Ka pas një problematikë vetëm në dy ditët e para, por fale një kontakti të vazhdueshëm me të gjithë bizneset dhe shoqatat e ndryshme për çdo problematike që ata kanë kemi vendosur linja komunikimi dhe s’do kemi asnjë problem me rrjedhshmërinë e transportit. Përsa i përket karantimit të shoferëve deri ditën e sotme ne kemi ndjekur rregullat më strikte si vend, kemi karantinuar shoferët që vijnë nga vendet e prekura. Ne nëse do kemi shkurtime në shoferë, do bëjmë lëshime në disa raste duke rikthyer disa shoferë pas kontrolleve të specializuara qe do i nenshtrohen organeve të shëndetësisë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me policinë. Taks forca e shendetesise është në terren në të gjitha pikat portuale dhe në dogana.  Ka shtrëngime dhe kufizime në kriteret e higjienës dhe në mbrojtjen e shoferëve sikundër  ka lehtësi në anën dokumentative. Por ka dhe rregulla te tilla qe kamionistët nuk duhet të zbresin nga kabina, nuk duhet të ndalojnë rrugës. Por garantoj se furnizimi me mallra s’do të pengohet. Nuk ka asnjë arsye për shqetësim përsa i përket zinxhirit të furnizimeve në vendin tonë për të gjitha mallrat dhe për të gjitha kategoritë.  Do ketë furnizim të vazhdueshëm. Të mos i ngarkojmë tregjet e shitjes me pakicë me marrje të mallrave jashtë normave. Të gjitha mallrat që lëvizin për import dhe eksport të gjitha organet e ngarkuara me ligj, po bëjnë maksimumin të ketë një normalitet absolut përsa i përket furnizimit”, tha Gonxhe.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Gonxhe: Gati paketa, u vijmë në ndihmë transportit të pasagjerëve

Drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe tha se sektori më i goditur në këtë periudhë është ai i transportit urban dhe i linjave të pasagjerëve. Për këtë arsye Gonxhe tha se është përgatitur një paketë që do ti propozohet qeverisë dhe do të krijohen lehtësira për t’u ardhur në ndihmë këtij sektori.

“Për të gjitha shërbimet e transportit, autobusët urbanë, linjat e qytetarit për mjetet që nuk kanë lëvizur në këtë periudhe, ne do punojmë që të ketë lehtësira. Të gjithë këto operatorë janë duke u parë. Ne po përgatisim një paketë, që do ia propozojmë qeverisë dhe do u vijmë në ndihmë. Sepse ky është sektori më i goditur nga kjo krizë, ne do rishikojmë gjithçka mundemi, në mënyrë që t’i vijmë menjëherë në ndihmë këtij sektori”, tha Gonxhe për Report Tv.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve