Gonxhe-Baçit: Radhët te pika kontrollit të automjeteve, faj i koncesionarit jo i DRSHTRR! I nxjerr foto si privatizoi lokalin në oborrin e drejtorisë për veten e tij
Lokali në oborrin e drejtorisë së shërbimeve të transportit rrugor që sipas Gonxhes privatizoi Luan Baçi kur ishte drejtor
TIRANË- Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe i është përgjigjur kreut të PD-së, Fier i cili ka deklaruar se në këtë pikë ka pasur një grumbullim të qytetarëve!
Një fakt i tillë është pranuar nga Gonxhe, po shtoi se kjo ka ardhur si pasojë e koncesionarit SGS i cili është në ditët e tij të fundit dhe se nuk lidhet drejtpërdrejtë me DRSHTRR. Goxhaj sjell edhe disa foto sipas së cilit janë tregues se si Baçi do të ushtronte çdo detyrë.
Bëhet fjalë për një kafene të privatizuar sipas tij nga vetë Baçi në oborrin e drejtorisë së shërbimeve të transportit rrugor ku vetë punonte si Drejtor. Një gjë e tillë, sipas Gonxhes tregon vizionin e tij " ç’të na bjerë në dorë e rrëmbejmë, e shëmtojmë, e pastaj dalim protestojmë për hallet e kombit".
"Para ca ditësh lideri vizionar i PD-së, Fier, Luan Baçi, qe revoltuar për hallet e fierakëve te kolaudimi! Bukuri deri këtu, veçse situata lidhej jo me DRSHTRR Fier por me sistemin e SGS, konçesionari privat që e ka marrë atë punë përsipër 11 vjet më parë, kur qeveriste PD-ja e Luan Baçit! Tani dy fjalë e ca foto fakte për ish-deputetin, prijësin opozitar të Fierit, qarku i tretë nga rëndësia në rang vendi, e ardhmja dhe shpresa e fierakëve sipas tij: Fotot pasqyrojnë sesi do e qeveriste Fierin, apo çdo detyrë nesër, udhëheqësi Luan Baçi - Ai, siç flasin qartë fotot, do ndante një copë trualli publik e do ta privatizonte për veten e tij, për të hapur mejhane në oborrin e drejtorisë së shërbimeve të transportit rrugor ku vetë punonte si Drejtor! Jo shofer, jo pastrues, jo roje - DREJTOR (nga 2008-a deri në 2013-ën)! Sikur të mos i mjaftonte batërdia me targat e patentat, donte edhe kafet e salçiçet t’i shiste vetëm ky, aty! Natyrisht ne ja kemi mbyllur me mur aksesin e çibanit tek oborri ynë i rilindur (sepse përveç të tjerash na lanë trashëgim një objekt shërbimi publik vaki) por shëmtia monumentale e aktit të tij vlen si një ekspoze e gjallë e “vizionit” ç’të na bjerë në dorë e rrëmbejmë, e shëmtojmë, e pastaj dalim protestojmë për hallet e kombit", shkruan Gonxhe.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.6%
-
Të gabuar
55.1%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Qeveria miraton bonusin e ri për pensionistët 5- 10 mijë lekë, kalon dhe 'Paketa e Maleve'! Zgjatet deri më 2028 afati për kompensimin e ish pronarëve
9 Janar, 13:04
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
-
Elenita Roshi merr drejtimin e Muzeut Historik Kombëtar
7 Janar, 22:38
-
Shqiptarët 'dorëzojnë' makinat e vjetra, ndikuan automjetet e shumta të ardhura nga Koreja e Jugut
7 Janar, 21:28
-
Shpallet konkursi për drejtorin e përgjithshëm të TKOBAP, kriteret për aplikantët
7 Janar, 16:53
-
Nata festive e Vitit të Ri 2024-2025, Esencë-Report Tv ! Maratonë me 11 të ftuar dhe rreth 8 orë emision EKSKLUZIVE
31 Dhjetor 2024, 21:14
-
Vitet e punë para 94’ por pa dokumente, do njihen për pension! Gonxhja: Projektligji eliminon proceset e zgjatura gjyqësore
28 Dhjetor 2024, 15:20
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor 2024, 18:31
-
Përplasje te 'Sheshi Uillson', momenti kur deputeti Luan Baçi kap efektivin nga xhaketa dhe e shkund! Akuzon Policinë: Na goditën me grushte në bark! (VIDEO)
23 Dhjetor 2024, 18:53
-
PD denoncon: Blendi Gonxhja, miliona euro tenderë të paracaktuar për miqtë e tij! Reagon ministri: Opozitë me 'menu fikse'! Kemi bërë revolucion në prokurimet publike
22 Dhjetor 2024, 13:03
-
Teatri i Kukullave, rikthim për fëmijët pas 3 vitesh mungesë. Rama: Shumë shpejt, gati edhe teatri i ri te Parku i Liqenit
16 Dhjetor 2024, 15:06
Skandaloze,si Shqipëria e mbas viteve 1992,me në krye PD e kryeHajnat
Përgjigju