Jose Barrera, nga Richmond i Californisë thotë se kishte zbuluar imazhin satelitor në Google Maps, pak javë më parë.
“Kur pashë imazhet, mu duk sikur kishte ndodhur dje” i ka thënë Barrera tv KTVU në Oakland. “Kjo më zgjoi shumë kujtime”
Kevin Barrera, (ne foto) 14 vjeç u vra në 2009. Policia zbuloi trupin e tij pranë një rruge hekurudhore në Richmond më 15 gusht të po atij viti, por nuk është zbuluar ende se kush ishte autori i krimit.
“Zemrat tona janë me familjen e këtij djali” ka thënë Brian McClendon, zv/presidenti i Google Maps në një deklaratë për shtyp që i është dërguar CNN dhe mediave të tjera.
"Google asnjëherë nuk ka përshpejtuar zëvendësimin dhe përditësimin e imazheve satelitore, por duke pasur parasysh rrethanat ne do të bëjmë një përjashtim”- shtoi ai.
(Ne foto: me katror te bardhe, vendi ku u gjet i vrare 14 vjeçari, fotoja satelitore e Google Map, te cilen familja kerkon të zevendësohet)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)