Google nderon me kujtesë Ruth Pfau, 'Nënë Terezën pakistaneze'

Google nderon me kujtesë Ruth Pfau, 'Nënë Terezën pakistaneze'

Logo e sotme e Google i është kushtuar Ruth Pfau dhe luftës së saj të palodhshme kundër lebrës.

E lindur më 9 shtator, 90 vjet më parë, ‘Motra’ dhe mjekja, i’u përkushtua për më shumë se 55 vjet luftës kundër lebrës dhe të prekurve nga kjo sëmundje në Pakistan.

Ruth Pfau vdiq në Pakistan në 10 gusht 2017 në moshën 87 vjeçare. Ajo ishte ndër themelueset e Qendrës Marie Adelaide dhe kontribuoi në njoftimin e anoncuar nga Organizata Botërore e Shëndetit, në vitin 1996, e cila e shpalli Pakistanin ‘të çliruar’ nga lebra.

Për angazhimin e saj, Pfau është quajtur dhe 'Nënë Tereza e Pakistanit', fal themelimit të 157 klinikave që trajtuan mbi 56 mijë pacientë që vuanin nga lebra.

E lindur në Leipzig në një familje protestante, pas Luftës së Dytë Botërore ajo iku nga Gjermania Lindore dhe filloi të studiojë mjekësi në Universitetin e Mainz.

E shndërruar në katolike, në vitin 1960 ajo u dërgua në Pakistan nga eprori i Motrave Françeskane të Zemrës së Jezusit dhe Mary Immaculate për të koordinuar shërbimet mjekësore.

Pasi kuptoi seriozitetin e sëmundjes së lebrës në Pakistan, ajo vendosi të mos kthehej më në Gjermani dhe të vazhdojë punën e saj pranë njerëzve që vuanin nga sëmundja infektive dhe kronike. Kjo është edhe arsyeja pse qeveria i dha shtetësi pakistaneze në vitin 1988.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!