Kompania më e madhe e kërkimit GOOGLE ka ndryshuar logon e saj duke e rifreskuar.

Ndryshimi ka prekur dizajnin e shkronjave që përbëjnë emrin e logos së kompanisë.

Kompania ka arsyetuar se ndryshimet ishin të nevojshme për shkak se ka një rritje të përdorimit të Google nga celularët dhe ridizajnimi i shkronjave bën që logo e Google të përshtatet me madhësinë e ekranit të celularëve.

Para 1 muaj kompania më e madhe e kërkimit u ble nga kompania e quajtur ‘Alphabet’.

google

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)