Google nis një fushatë kundër dezinformimit në Evropë: Është e domosdoshme

Google  nis një fushatë kundër dezinformimit në Evropë: Është e domosdoshme

Foto ilustruese

Keqinformimi në internet është tema e shekullit pasi has në shumë probleme që shpeshherë janë të vështira për t’u zgjidhur. Pas rezultateve paraprake premtuese në Evropën Lindore, Google do të fillojë një fushatë të re në Gjermani që synon t’i bëjë njerëzit më të ndërgjegjshëm ndaj efekteve negative të keqinformimit në internet.

Kompania gooogle ka planifikuar të  të publikojë një numër videosh të shkurtra që nxjerrin në pah teknikat që përdoren për përhapjen e shumë pretendimeve mashtruese. Videot do të shfaqen si reklama në platforma si Facebook, YouTube dhe TikTok në Gjermani. Përgatitje për fillimin e një fushate të ngjashme janë duke u bërë edhe në Indi.

Kjo është një qasje që përfshin përpjekjet për të mësuar njerëzit se si të dallojnë pretendimet e rreme përpara se t’i hasin ato. Strategjia që Google synon të përdorë ka fituar mbështetje dhe komente pozitive nga studiuesit e fushës.

“Ka vërtetë një dëshirë të madhe për zgjidhje. Përdorimi i reklamave si një mjet për të kundërshtuar një teknikë dezinformimi është një prirje mjaft e re. Dhe ne jemi të kënaqur me rezultatete saj”, thotë Beth Goldberg, kreu i kërkimeve dhe zhvillimit në “Jigsaë”, një divizion i kompanisë Google, që studion sfidat sociale në vendet në zhvillim.

Ndërsa besimi i gënjeshtrave dhe teorive të konspiracionit nuk është një fenomen i ri, shpejtësia dhe niveli i përhapjes në internet ka rritur fuqinë e tyre. Kur përdoren si katalizator përmes algoritmeve, pretendimet mashtruese mund t’i dekurajojnë njerëzit nga vaksinimi, mund të përhapin propagandë autoritare, të nxisin mosbesim në institucionet demokratike dhe mund të shkaktojn veprime të dhunshme. Kjo është një sfidë me pak zgjidhje të lehta.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja