Google ka shpikur një pilulë, e cila zbulon kancerin. Pilula inteligjente dhe një byrzylyk me sensorë detektues do të jetë mënyra sesi do të mund të zbulojmë kancerin në të ardhmen.
Kjo pilulë është e mbushur me nanogrimca shumë të vogla të cilat shkojnë në gjak dhe mund të identifikojnë qelizat kancerogjene. Sistemi i Google monitoron në mënyrë konstante gjakun për gjurmë të kancerit duke bërë të mundur diagnostikimin shumë më përpara sesa të shfaqen simptoma fizike tek njeriu.
Ky projekt, i cili është ende në fazat e para, po zhvillohet nga njësia kërkimore e kompanisë, Google X, e cila merret me zhvillimin e inovacioneve të reja, poteancialisht revolucionare.
/Shqiptarja.com