RUSI - Ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbachev ka denoncuar ligjet e reja të miratuara në Rusi si një “sulm ndaj të drejtave të qytetarëve”.

Në një intervistë për BBC, Gorbachev i bëri thirrje presidentit aktual Vladimir Putin, që të mos ketë frikë nga populli i tij.

Zoti Gorbachev kritikoi gjithashtu rrethin e brendshëm të Putin, që sipas tij përbëhet nga “hajdutë dhe zyrtarë të korruptuar”.

Ish-presidenti rus kritikoi ligjet, që përfshijnë gjobat për organizimin e protestave pa leje, gjobave të rrepta kundër shpifjes, përkufizimi më i gjerë i tradhtisë dhe kufizimi i faqeve të internetit.

Në fillim të vitit Organizata Human Rights Ëatch akuzoi presidentin Putin si politikani më i keq në historinë e Rusisë post-Sovietike, që nga kthimi në krye të Kremlinit për mandatin e tretë të tij në maj 2012.

Gjithashtu, një numër i udhëheqësve të opozitës janë arrestuar, që kur protestat anti-qeveritare nisën të mbaheshin në Moskë dhe në disa qytete të tjera pas zgjedhjeve të diskutueshme parlamentare në dhjetor të 2011-s.

Gorbachev shtoi se ishte i habitur nga numri i lartë i ligjeve të diskutueshme të miratuara në Rusi, që kur Putin u rikthye në krye të Kremlinit.

Putin duhet të përqëndrohet për të nxjerrë Rusinë nga situata e vështirë, ku ajo ndodhet shtoi Gorbaçov.

Gorbaçov shprehu gjithashtu shqetësimin rreth shoqërisë së presidentit duke thënë se ka shumë hajdutë dhe zyrtarë të korruptuar dhe nësë gjërat nuk ndryshojnë, Rusia do të vazhdojë të endet “si një copë akulli në Oqeanin Arktik."

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)