Gordon: Serbia të heqë strukturat
paralele, jo ndarjes së Kosovës

Gordon: Serbia të heqë strukturat<br />paralele, jo ndarjes së Kosovës
NJU JORK- Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Philip Gordon rikonfirmoi dje se Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

“ As ne, as Bashkimi Evropian nuk presim që Serbia ta njohë Kosovën për momentin, por Serbisë do t’i duhet të normalizojë marrëdhëniet me një Kosovë demokratike, sovrane, të pavarur dhe shumëetnike brenda kufijve aktualë. Ndarja nuk është alternativë”.

Në një diskutim në organizatën e Atlantikut të Veriut, që u zhvillua dje i bëri një përmbledhje edhe vizitës së Sekretares së Shtetit Hillary Clinton në rajon, informon Voa.

Zoti Gordon vlerësoi faktin që Kosova dhe Serbia po mbajnë bisedime të nivelit të lartë. Por ai tha se për sa kohë Serbia dhe Kosova nuk i kanë zgjidhur çështjet e tyre, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të shqetësuara.

“Vizita e Sekretares Clinton dhe zonjës Ashton në Prishtinë vë në pah unitetin e qëndrimit mes Shteteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndërsa ato u bëjnë thirrje të dyja vendeve të zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe të marrin hapa konkrete për të tejkaluar bllokimin që ka të bëjë me Veriun e Kosovës”.- tha Gordon informon Voa.

Ai tha se Beogradi duhet të heqë strukturat paralele në veri, por se Kosova duhet të vazhdojë të punojë në drejtim të përparimit dhe demokracisë dhe të ndërtojë shoqëri shumëetnike, me mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Zoti Gordon tha se Kosova duhet të vazhdojë reformat.

Zyrtari amerikan reagoi ndaj një pyetjeje që linte të kuptohej se Shtetet e Bashkuara mund të mos kenë një qëndrim të balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë, pasi ato favorizojnë Kosovën. Pyetja mori shkas nga qëndrimet e shprehura nga Sekretarja Clinton në Prishtinë. Zoti Gordon tha se nuk është për t’u habitur që zonja Clinton ka një lidhje të veçantë me Kosovën dhe se Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e tyre në lindjen e shtetit të Kosovës. Por kjo tha ai nuk do të thotë se Uashingtoni nuk po mban qëndrim të balancuar.

Gjatë diskutimit ai rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjeve të mbetura të Ballkanit dhe një Evropë të bashkuar, si edhe për përparimin e demokracisë. Zoti Gordon tha se Ëashingtoni dhe Bashkimi Evropian nuk kanë konkurrencë me njëri-tjetrin në rajon.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK