GJERMANI - Finalja e 25 Majit në ‘Uembli’ mes Bayernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit do të jetë e vecantë mbi të gjitha, pasi thyhet dominimi spanjoll, që edicionet e fundit ishte bërë i pashmangshëm në një finale të tillë, por edhe për faktin se për herë të parë do të kemi një finale të Champions League krejtësisht gjermane.
Finalja e shumë pritur ka mobilizuar të gjithë Gjermaninë që të udhëtojë drejt Anglisë për të ndjekur një 90’ miuntësh, ose më shumë nëse ndeshja del me shtesë fantastik. Të dy ekipet janë përgatitur për këtë ndeshje, e cila do të jetë mjaft e vecantë për Bayernin, që ka humbur dy të tilla në vitet e fundit, ndërsa Dorusia me modelin e saj unik për tu marrë shembull, me shumë djem të rinj të talentuar arriti ndër dy ekipet më të mira të planetit për momentin.
Por në finale nuk do të ketë futbollistin kryesor, për të cilin po flitet shumë, Mario Gotze, i cili ka njoftuar se nuk do të luajë në finale për shkak të një dëmtimi. " Finalja ishte objektivi im dhe punova shumë për t’u riaftësuar në kohë në javët e fundit. Më dhemb shumë që nuk do të mund të ndihmoj skuadrën në këtë ndeshje kaq të rëndësishme, por kam shumë besim që do ia dalin edhe pa mua" deklaroi Gotze.
Futbollisti do të jetë i Bayernit në fund të edicionit. Për Bayernin do të mungojë mbrojtësi Holger Badstuber. Ai do të qëndrojë larg fushave për rreth 10 muaj për shkak të një dëmtimi në gju. 24-vjeçari këputi ligamentet e gjurit në dhjetorin e vitit 2012 dhe në një kohë që pritej rikuperimi i tij, ai pësoi një tjetër dëmtim. Në 'Uembli' do të udhëtojë rreth 50 mijë tifozë gjermanë, nga 25 për se cilin ekip.
“EL CLASICO”
Bayern-Dortmund, derbi i 4 në Evropë për Champions
Dominimi i skuadrave gjermane në Europë shënon edhe derbin e katërt në historinë e këtij kompeticioni që do të luhet në një finale. Sfida mes Bajern dhe Borusias mbi të gjitha do të jetë finalja e parë gjermane. Në sezonin 1999/2000 finalja diskutohej mes “Galaktikeve” të Real Madrid dhe Valencias. Kjo finale përfundoi me fitoren e Madrilenve. Në sezonin 2002/2003 ishte Milan dhe Juventus e cila u mbyll me triumfin e kuqezinjve të cilët fituan takimin pas gjujtjeve të 11-metërshave. Në sezonin 2007/2008 Manchester Unitd – Chelsin, e cila u fitua nga United ndërsa për blutë e Londrës ishte finalja e parë.
PREMIO
Fituesi shpërblehet nga UEFA 10.5 mln euro, humbësi 6.5
Ekipi që triumfon në finalen e Ligës së Kampionëve, Bayern Munih apo Borusia Dortmund do të shpërblehet me 10.5 milionë euro nga UEFA. Ekipi që humb në finale do të marrë një shpërblim më të vogël, atë prej 6.5 milionë eurove. Por shumat nga e drejta tv dhe sponsorat arrijnë në miliona e miliona euro duke kaluar premion e UEFA me 4 deri në 5 herë. Borusia është ekipi ka një bilanc pozitiv dhe brenda pak viteve është ngjitur shumë lart në renditje, pasi kanë shitur shumë futbollistë cilësorë. Finalja e madhe mes dy ekipeve gjermane do të zhvillohet të shtunën në 'Uembli' të Londrës.
PRECEDENTI
Për Baynerin është e treta e vërteta
Para finales së Championsit mes Dortmundit dhe Bajernit, kanë arsye të shpresojnë të dyja skuadrat. Në gjashtë gjysmëfinalet e fundit të Barcelonës që prej vitit 2008, skuadra që e ka eliminuar, ka ngritur trofeun. E ka bërë Mançester Junajtid në vitin 2008. Në vitin 2010 Interi dhe mundte Bajernin në finale. Ndërsa në vitin 2012, kur katalanasit i eliminonte Çelsi, anglezët ngrinin trofeun në shtëpinë e Bajernit.
RASTËSIA
Profecia i jep titullin Dortmundit
Dortmundi ka koincidenca të frikshme të shifrave me vitin 1997, të vetmen herë kur verdhezinjtë ngritën trofeun. Në vitin 1997, kampion shpallej Bajerni, ndërsa Borusia fitonte Championsin. Finalist në Kupën e Gjermanisë ishte Shtutgarti, ashtu si këtë sezon. Historia përsëritet edhe me skuadrën që bie dhe ngjitet në Bundesligë (Fortuna Dyseldorfi bie dhe Herta e Berlinit ngjitet). Ndërsa në finale janë po Bajerni me Dortmundin.
STATISTIKA
Bayerni e mund Dortmundin me histori Merkel ka konfimuar: Do jemë në finale
Në finalen e Champions Legaue këtë edicion do të përballen 5 trofe të fituar. Bayerni kryeson me 4 trofe të fituar. Trofeun e parë ‘bazarezët’ e kanë fituar më 1974, më pas 1975, 1976 dhe 2001. Bayerni ka humbur gjithsej 5 finale të Champions League. Dortmundi e ka fituar vetëm një herë Champions League në vitin 1997. Ndërsa nuk ka humbur asnjëherë një finale të tillë. Ekipi që e ka fituar më shumë këtë kompeticion është Reali i Madridit.
Angela Merkel ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, kancelarja njihet për simpatinë e saj për këtë sport kaq popullor në Gjermani dhe në mbarë botën. Në finalet e Europianit, Merkel ishte e pranishme në cdo ndeshje të ‘painzerave’. Përvec saj në ‘Uembli’ do të jetë presidenti i FIFA-s, Blater, i UEFA-s, Platini, por edhe shumë presidentë dhe kryeministra shtetesh nga mbarë bota.
SHORTI
Ja rrugëtimi i dy ekipeve finaliste deri në "Uembli"
Dortmundi e nisi rrugëtimin në Champions në grupin D,aty ku rivalë kishte Realin, Ajaksin dhe Manchester Cityn. Në përfundim të kësaj faze, Borusia arriti kalonte e para. Në fazën e 1/16 përballë kishte Shaktor Doneskun që e kaloi pas fitores 3-0 në Gjermani dhe barazimit 2-2 në Ukrainë. Në cerekfinale gjeti Malagan, me të cilën barazoi 0-0 në Spanjë dhe fitoi 3-2 në Gjermani. Në gjysmëfinale fati e vendosi përballë Realin që e mundi 4-1 brenda dhe humbi jashtë 2-0.
Ndërsa Bayerni e nisi nga grupi F me Valencian, Lilën dhe Baten duke kaluar i pari. Në fazën e 1/16 fati e vendosi përballë ekipit të Arsenalit, me të cilin fitoi në Angli 3-1 dhe humbi në shtëpi 0-2. Në cerekfinale mundi Juventusin 2 herë me të njëjtin rezultat 2-0. Ndërsa qershia mbi tortë, në gjysmëfinale mundi Barcelonën 7-0, 4 -0 në Gjermani dhe 3-0 në Spanjë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com