Grabitje dhe plagosje në dyqanin e celularëve në Kuçovë, policia arreston autorin e dytë (EMRAT)

Grabitje dhe plagosje në dyqanin e celularëve në Kuçovë, policia arreston autorin e dytë (EMRAT)

Foto ilustruese

Kuçovë- Është kapur autori tjetër i vjedhjes me pasojë plagosjen e punonjësit të një dyqani celularësh në lagjen "Llukan Prifti" në Kuçovë.

Pas ndalimit të Klaudio Naskës, 25 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, në prangat e policisë ka rënë edhe 18 vjeçari, Arben Tabaku.

Të dy të rinjtë pasi plagosën me thikë punëtorin e dyqanit,  E.I, 24 vjeç, vodhën 23 telefona celular dhe një laptop në dyqanin në pronësi të G.D., 37 vjeç.

Pasi dolën nga dyqani, dy autorët kanë thyer xhamin e parë të automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.I., i cili njoftoi shërbimet e policisë.

Brenda një kohe të shkurtër u bë edhe arrestimi i 25-vjeçarit, ku edhe u sekuestruan të gjitha materialet e vjedhura.

Njoftimi i policisë: 

Kuçovë

Kapet dhe ndalohet autori tjeter i vjedhjes me pasojë plagosjen, në dyqanin e celularve.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur në lagjen "Llukan Prifti", Kuçovë ku shtetasi Klaudio Naska (i arrestuar), në bashkëpunim me një shtetas tjetër të pa identifikuar pasi plagosën me thikë puntorin e dyqanit  vodhën me dhunë 23 telefona celular dhe një Lap-Top, në dyqanin në pronësi të shtetasit G.D.

Pas një pune të mirëorganizuar dhe falë bashkëpunimit me qytetarët u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit: 

Arben Tabaku, 18 vjeç, banues në lagjen ‘’11 Shkurti’’, Kuçovë.

Materialet në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • besnik: 30/08/2018 15:38

    ca jan ter kto genjeshtra qe thoni i vogli sberi asgje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit (VIDEO)

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit (VIDEO)