Grabisnin banesat, arrestohet 1 person, 2 në kërkim në Peqin

Grabisnin banesat, arrestohet 1 person, 2 në kërkim në Peqin

Foto ilustruese

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe vënien para ligjit, të personave pëgjegjës një 24-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Peqin, pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve të kryera në Peqin,  ndërsa janë shpallur më kërkim edhe dy persona të tjerë .

Sipas policisë mësohet se në pranga janë është vënë një 24 vjeçme inicialet I.J., 24 vjeç, banues në Has, Kukës i cili rezulton i dënuar edhe më parë për kreyrjen e disa vjedhjeve në këtë qytet.

Nga veprimet hetimore 24 -vjecari  dyshohet se në bashkëpunim me 2 persona të tjerë,  janë autor të 4 vjedhjeve të ndodhura më parë , mes tyre grabitja e 3 banesave në Peqin , si edhe një ciklomotor dhe sende të tjera me vlerë materiale. Ndërkohë policia bën me dije se vijon puna për zbardhjen e dokumentimin e personave të tjerë që kanë lidhje me ushtrimin e veprimatrisë së këtij aktiviteti kriminal.

Njoftimi i plotë i policisë:

 Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë, arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe shpallen në këkrim dhe dy  të tjerë.Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve,  zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorve të vjedhjeve të  ndodhura më parë, Specialistët e Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë arrestimin e shtetasit:

I.J., 24 vjeç, banues në Has, Kukës.(i dënuar më parë për vjedhje).Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur një ciklomotor në pronësi të shtetasit B.S.

Nga veprimet hetimore të kryera, nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin,  dyshohet se këta shtetas  janë  autorë dhe  të  4 vjedhjeve të tjera  të ndodhura më parë.

Në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se  kanë kryer vjedhje në  3 banesa në Peqin,  si dhe mjetin që përdorin për të lëvizur  kur kryenin vjedhje rezultoi se këta shtetas e kanë vjedhur në Lushnje, mjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sëbashku me ciklomotorin dhe disa sende të tjera. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i kanë kryer këto shtetas në bashkëpunim me njërin- tjetrin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 12/02/2019 12:02

    Te kapen urgjentisht dhe meqenese kerkojnë te kenë lek, dergojini ne pune te deryruar. Keshtu do kemi shumë te mira .1. Do paguajnë vete detyrimet e jetesen ne burg se une per vete nuk paguaj qe te tillë persona te hanë te pinë te rrinë e te dhjesin vetem. 2. Do behen te dobishem per vete dhe per shoqerinë. 3. Pas denimit me pune te detyruar do mendojne se vetem me pune jetohet e plot e plot te mira te tjera. Derrmojini!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë