Grabisnin banesat të veshur si policë, arrestohen 5 të rinjtë në Vlorë! Monitoronin shtëpitë me dron përpara vjedhjes

VLORË - Pesë të rinjtë të cilët grabisnin banesat të veshur si policë në fshatrat e Vlorës u arrestuan nga policia. Të arrestuarit janë Alfred Shametaj 31 vjeç, Ervin Dhima 39 vjeç, Lulzim Elmazaj 29 vjeç, Endrit Sinaj 26 vjeç dhe Enerik Meçaj 34 vjeç.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të rinjtë monitoronin shtëpitë ku do të kryenin grabitjet me anë të dronëve.

Në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi dy automjete, automjetin tip “Benz” me të cilin u larguan autorët dhe automjetin e markës “Nissan” me të cilin udhëtonte Alfred Shametaj në momentin e kapjes nga Policia, tre aparate celularë dhe prova të tjera materiale.

Mbrëmjen e së dielës ata kanë hyrë në shtëpinë e e  Fidel Caushit i cili për Report Tv u shpreh se u konfliktua me 2 prej të rinjve të armatosur. Duke qenë se ata ishin të veshur me uniformë policie, tentuan që të prangosnin Caushin.

Fillimisht Caushi tha se ata u janë prezantuar si policë por ai e ka kuptuar se po mashtrojnë.

"Në orën 6 futëm mallin dhe erdhëm në shtëpi. Mbylla portën dhe erdha brenda. Erdhi një makinë dhe  i thashë nuses erdhi një makinë. Mendova se ishte ndonjë mik. Doli i pari dhe zbriti nga makina ishte me maskë.  Ishin 5 persona të veshur si policë. Kishin pistoleta, maska, pranga dhe radio policie. Më thanë që ishin policë dhe do kryenin kontroll. U konfliktova me dy prej tyre, tentuan të më vinin pranga.Si të vijë policia me këto kushte thashë unë. Dy grabitësit e tjerë më kërcënuan familjen.  Ato më kapën dhe unë i kapa të dy dhe i solla këtu. Nxorri hekurat njëri. Njëri po bënte kontrollin nëpër shtëpi. Hapi divanet dhe i thashë të thërriste vëllain se nuk janë policia këto. Jashtë qëlluan me armë dhe ikën", tha ai. 

Po kështu pre e grabitësve me kamuflazh policia ka rënë disa ditë më parë edhe familja e Hate Caushaj. Të tmerruar ata tregojnë momentet e vështira që janë përjetuar.

"Nga ora 6 e gjysmë i ranë derës. Plaka më tho o burro qenka policia, futu brenda më thanë mos lëviz. Vajta te fëmija, 3 fëmijë të djalit të edhe nusja fëmijë. Vajta aty dhe u  thashë largohuni. Këmi frikë të rrimë në shtëpi më parë skemi pasur nga këto", rrëfen Hate.

Ne një banese tjetër ata kanë arritur të marrin 5 milionë lekë (të vjetra). Në zonë raportohet si tentativa e 3 për grabitje, kurse më parë kanë tentuar të vledhin edhe shtëpinë e vëllait të Caushit. Grupi hetimor tregohet i rezervuar deri në arrestimin e të gjithë anëtareve, ndërsa po punohet për dokumentin e plotë të kësaj ngjarje kriminale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E verteta: 29/10/2020 00:55

    HAJDUTERIT te shtepijave te veshur si polic dhe te mbeshtetur nga prokuroria perkundrejt pageses kjo eshte me e sakte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv