Grabisnin bizneset në Vlorë
1 shekull burg grupit me 9 anëtarë

Grabisnin bizneset në Vlorë<br />1 shekull burg grupit me 9 anëtarë
TIRANE- Prokuroria ka kërkuar 110.6 vite burg për 9 anëtarë të një grupi kriminal që kryente grabitje të bizneseve në zonën e Vlorës. Ka qënë prokurori, Ardian Nezha, që ka lexuar para trupit gjykues të gjithë dinamikën e katër grabitje me armë, të kazinove dhe karburanteve. Në sallën e gjyqit të mbushur me familjarë të të pandehurve prokurori ka kërkuar dënimin me 22 vjet burg, për Xhulio Nazeraj, 20 vjet burg për Brisild Ismailin, 9 vjet burg për Enio Haxhin, 6.6 vjet burg Enton Lalon, 10 vjet burg për Jurgen Zotaj, 11 vjet burg për Sami Ballën, 11 vjet burg për Lysjen Abedinin, 10 vjet burg për Bruno Konomin, dhe 11 vjet burg për Daniel Qopekaj. Të gjithë të pandehurit kanë pranuar autorësinë e grabitjeve me armë dhe akuzën e grupit të strukturuar kriminal të ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pas dëgjimit të pretencës, së prokurorit Nezha, pritet që në ditët në vijim të dëgjohen dhe konkluzjonet e avokatëve mbrojtës të të pandehurve, nga ku më pas fjalën e fundit do e ketë Gjykata e Krimeve të Rënda.

Katër grabitjet
Sipas dosjes penale që prokuroria ka hetuar nëntë të pandehurit kanë qënë autorë të katër grabitjeve. Në datën 9 tetor 2012 disa prej anëtarëve të këtij grupi kanë vjedhur me armë një pikë lojrash konkretisht llotarinë sportive “EKO BET” në pronësi të shtetasit S.M që ai ka në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë ku persona të maskuar, kanë përvetësuar nga kjo agjensi shumën prej 57.000 lekësh të reja. Po nga anëtarët e këtij grupi, në datën 19 tetor 2012, në lagjen “Hajro Çakëri”, Vlorë është vjedhur me dhunë shtetasi Anxhelo Zahaj të cilit i është marrë një varëse floriri dhe është demtuara fizikisht me mjete të forta ky shtetas.

Pas disa ditë pushimi, anëtarët e këtij grupi janë rishfaqur në datën 20 nëntor 2012 ku kanë tentuar të vjedhin me armë pika e karburantit “Alpet” që ndodhet në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, ku është goditur me mjete të forta punonjësi i kësaj pike karburanti pasi ka arritur të kundërshtoj dhënjen e parave që kanë tentuar të vidhnin autorët e kësaj ngjarjeje. Pasi kanë dështuar në këtë rast, pas 28 ditësh anëtarët e grupit kanë dalë sërisht për të grabitur ku në datën 18 dhjetor 2012, është vjedhur me armë “Kazino Elektrik” në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, me pronar shtetasin S.M., ku është përvetësuar shuma prej 30.000 lekë të reja.
 
1.   Xhulio NAZERAJ 22 vite burg
2.   Brisild ISMAILI 20 vite burg
3.   Enio HAXHI 9 vjet burg
4.   Enton LALO 6.6 vjet burg
5.   Jurgen ZOTAJ 10 vjet burg
6.   Sami BALLA 11 vjet burg
7.   Lysjen ABEDINI 11 vjet burg
8.   Bruno KANANI 10 vjet burg
9.   Daniel QOPEKAJ 11 VJET BURG
 
 Shkrimi u publikua sot (22.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë