LEZHE- Tre ditë pas grabitjes së një banesë në Balldre të Lezhës, policia ka vënë në pranga njërin nga autorët. Pas hetimeve të policisë, është bërë i mundur arrestimi i 20-vjeçarit Klaudjo Pacaj, nga fshati Balldre, ndërsa po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të tjerë të grabitjes.
Tre autorët kanë mundur të vjedhin nën kërcënimin e armëve disa bizhuteri e sende me vlerë në banesën e Luigj Prekës, si dhe kanë terrorizuar familjarët të cilët ndodheshin në banesë në momentin e grabitje. Por fatmirësisht nuk është lënduar ndonjëri prej tyre.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com