Lajmi është konfirmuar edhe nga policia, e cila ka njoftuar se shërbimet e saj shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore dhe bazuar në deklaratën e Financieres së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e zyrës së Financieres së këtij institucioni dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrë.
Po në vijim të veprimeve në vendngjarje si dhe nga deklarimet e personave përgjegjës të zyrave rezulton se persona të paidentifikuar dyshohet të kenë hyrë nga dera e pasme e Teatrit Skampa por nuk kanë vjedhur asnjë send në pronësi të Insititucionit, por thjesht kanë hapur dyert e zyrave.
Grupi hetimor, po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të faktit të lënies së kësaj shume në ambientet e zyrës së financieres.
Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Financierja është shprehur në polici se shumën ia kishte dërguar ditën e djeshme i vëllai nga Gjermania, ndërsa i kishte lënë në kasafortë për siguri, pasi bankat janë mbyllur në fundjavë.
Financierja ka deklaruar se të ardhurat e teatrit nga biletat nuk mbahen në kasafortë, por dërgohen menjëherë në bankë.
[gallery]24761[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO








