Dy lokale bastesh kanë rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar në Fushë Krujë. Grabitja e parë ka ndodhur në afërsi të qendrës së Fushë Krujës, ku lokali në pronësi të A. C. është hapur me thyerje. Kanë qenë 4 grabitës të maskuar, që kanë thyer bravën e derës dhe kanë marrë nga lokali 3 televizorë.
Më pas, pre e grabitjes ka rënë dhe një lokal tek Ura e Gjolës, Njësia Administrative Bubq, që dyshohet se është kryer nga një i njëjti grup kriminal. Edhe në këtë pikë bastesh janë vjedhur disa televizorë dhe janë dëmtuar disa të tjerë.
Edhe për grabitjen e dytë është përdorur e njëjta metodë, ku autorët e maskuar kanë thyer bravën e biznesit. Autorët janë pikasur nga pronari i lokalit, F. H., të cilin e kanë goditur dhe janë larguar. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e grabitjeve.