VLORË- Janë arrestuar ditën e sotme 2 të mitur, njëri 17-vjeç me iniciale A.B., dhe tjetri 15-vjeç me iniciale K.B,. të cilët, në bashkëpunim me një 36-vjeçar me iniciale B. Ll.  të arrestuar tashmë, kanë vjedhur një dyqan me pajisjeje elektronike.

Report Tv siguroi video-n e vjedhjes të regjistruar disa ditë më parë në qytet. Dy autorët kanë qenë të maskuar, ndërsa janë futur me forcë në dyqan. Një prej autorëve ka goditur me shkelm derën e xhamit për t’u futur më pas brenda në dyqan ku morën disa pajisje elektronike si telefona dhe kompjuterë.

Janë arritur të zbardhen dhe edhe 3 raste të tjera të vjedhjes, të kryera nga këta persona po në qytetin e Vlorës. Përveç vjedhjes së kryer në dyqanin e pajisjeve elektronike, në lagjen “Pavarësia 3”, ata kanë tentuar të vjedhin në dyqanin tjetër me pajisje elektronike, në lagjen “Lef Sallata”.  

Më datë 31.10.2022, kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e një personi, në lagjen “24 Maji”. Më datë 20.08.2022, në lagjen “Isa Boletini”, kanë tentuar ti vjedhin një shumë parash, një personi. Më datë 18.10.2022, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, kanë tentuar të vjedhin në banesën e një gruaje.

Materialet i kaluan  Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.