Grabiten në furgonin e bankës
3 mln lekë të Spitalit Amerikan

Grabiten në furgonin e bankës<br />3 mln lekë të Spitalit Amerikan
TIRANË – Grabiten 3 milionë lekë në filialin e Spitalit Amerikan në lagjen Laprakë të Tiranës. Persona të armatosur kanë ndaluar rojet e sigurisë që po bënin transportin dhe kanë marrë xhiron e ditës.

Siç informon gazetari i "A1Report", Arsen Rusta nga vendngjarja, vjedhja është zbuluar rreth orës 16:45, teksa thesi me para po transportohej nga financa e spitalit drejt makinës së sigurisë së policisë private "Octapus", me targë TR 0731M, në hyrje të Spitalit Amerikan, filialit që gjendet brenda mjediseve të Spitalit Ushtarak në Laprakë, e më pas do të niseshin drejt një banke të nivelit të dytë, një ritual i përditshëm ky.

Sipas burimeve nga Spitali Amerikan, paratë në çastin e grabitjes kanë qenë nën dorëzimin e punonjësve të Raiffaisen Bank, këta të fundit kanë deklaruar se dy persona të armatosur dhe pa maska, rrëmbyen paratë nën kërcënimin e armëve.

Menjëherë pas grabitjes janë informuar uniformat blu. Nga burimet e policisë, të mbërritura në vendngjarje, deri tani dyshohet se kemi të bëjmë me vjedhje nga persona të brendshëm në spital. Për këtë qëllim janë duke u pyetur katër vetë të stafit të financës, pikërisht persona që kishin dijeni për shumën dhe administronin sasinë e parave.

Duhet theksuar se “nuk ka pasur shkëmbim zjarri dhe dhunë. Madje nuk ka ende një gjurmë, që do të çonte policinë direkt te autorët. Deri tani, grabitësit kanë bërë një vjedhje të sukseshme, pa u diktuar nga askush. Pritet që kamerat e sigurisë do të ndihmojnë hetimet.
 
Deri tani nuk ka ende asnjë të shoqëruar.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin