Grabitësit nga Shqipëria në Angli për të vjedhur futbollistët, pre e tyre edhe Stërling! Të përfshirë babë e bir
Futbollisti Sterling dhe tre grabitësit
Një bandë hajdutësh nga Shqipëria, të nisur nga Laçi, akuzohen se janë autorë të 33 vjedhjeve të kryera në Angli në disa zona si Surrey, Essex, Kent dhe Hertfordshire. ‘Skifterët’, mes tyre edhe një familje, babë e bir, grabitjet i kryen në harkun kohor të 4 muajve dhe mes tyre ishin edhe shtëpitë e disa futbollistëve. Më i njohuri Rahem Stërling, i cili në ato momente u detyrua të linte Kupën e Botës në Katar për tu udhëtuar drejt Anglisë, duke humbur edhe një ndeshje.
Dailymail shkruan se Stërling iu vodhën 10 orë Rolex dhe bixhuteri të tjera me vlerën e mbi 300 mijë eurove, ndërsa grabitësit përdorën një palë shkallë nga pjesa e pasme e koptshit për të hyrë në shtëpinë e futbollistit, i cili në atë përiudhë ishte pjesë e Manchester Cityt.
I vetmi i arrestuar nga banda e grabitësve shqiptarë është Emiliano Krosi, 24 vjeç i cili ka dalë përpara gjykatës dhe ka pranuar vetëm 15 nga 33 grabitje për të cilat akuzohet. Të akuzuarit e tjerë që të gjithë kushërinjtë të Emiliano Krosit, të cilët kanë ikur nga Anglia për t’i shpëtuar dënimeve. Sipas prokurores së çështjes ky grup grabitjen e parë e realizuan në 12 Nëntor 2022 dhe të fundit në 15 Mars 2023.
Shqiptarët Gerrard Kalaja, Henri Osmani dhe Alfred Isufi ishin pjesë e ‘skifterëve’ në këto 33 grabitje shtëpish. Në një prej shtëpive të grabitura policia gjeti ADN të Gerrard Kalasë, Alfred Isufit dhe babait të tij. Amiliano Krosi bashkë me të tjerët do të arrestoheshin në zonën Kent, më 27 Janar 2023 me akuzat për grabitje, por u lanë me detyrim paraqitje. Në një shtëpi ku ata jetonin në lagjen Harroë të Londrës policia gjeti £6,000 cash, shumë bizhuteri, një kuti me vegla për hapje dyersh.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
79%
-
Lindshmëria
17.2%
-
Vdekshmëria
3.8%
Vota total: 2232
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kaos në Aeroportin e Manchesterit, fluturimet rifillojnë gradualisht pas rikthimit të energjisë
23 Qershor, 17:55
-
Euro 2024/ 'Ngec' Anglia, Danimarka e barazon 1-1! Kualifikimi në Grupin C vendoset në ndeshjet e fundit
20 Qershor, 17:15
-
Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë
16 Qershor, 22:58
-
Mediat kroate: Në përplasjen me tifozët anglezë i përfshirë edhe djali i Vuçiç, mbrohej nga 'Kobrat'
16 Qershor, 22:07
-
Euro 2024/ Sky Sport: Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen, digjet flamuri kuqezi
16 Qershor, 18:35
-
Euro 2024/ Të prapambeturit e Ballkanit, serbët djegin flamurin shqiptar në Gjermani (VIDEO)
16 Qershor, 18:13
-
VIDEO/ Përleshje e dhunshme mes tifozëve të Serbisë dhe Anglisë në prag të ndeshjes së Euro 2024, ka të arrestuar dhe të plagosur! Media: Të përfshirë edhe shqiptarë, digjet flamuri kuqezi
16 Qershor, 17:15
-
VIDEO/ Humbja kundër Usyk lë pasoja, Tyson Fury filmohet i dehur! Godet kokën pas shtyllës
11 Qershor, 15:44
-
Shqiptari kapet në aeroportin anglez me 1700 pako me cigare, ishin kontrabanduar nga Rinasi
10 Qershor, 14:53
-
Angli/ I dënuar 32 vite për vrasje, shqiptari bën apel për para në TikTok! Kozaku i premton 2000 euro
9 Qershor, 18:20
-
Klubet e Premier League votojnë në favor të mbajtjes së VAR
6 Qershor, 15:18
-
GOLAT/ Real Madrid mposht 0-2 Dortmundin dhe siguron titullin e 15-të në Champions League! Ndeshje me dy fytyra e 'Galaktikëve', gjermanët të pafat
1 Qershor, 22:57