FRANCË- Një vjedhje si nëpër filma, kështu mund të përshkruhej me pak fjalë grabitja e bujshme këtë të martë në një argjendari në Paris. Tre persona, dy burra dhe një grua zhvatën bizhuteri e stolitë e argjendarisë që kapnin vlerën e 15 milionë eurove.
Grabitja ndodhi në Piaget, në një lagje të njohur në Paris. Në momentin e grabitjes ka pasur edhe klientë që ndodheshin brenda argjendarisë. Autorët nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin bizhuteritë.
Ende nuk dihet identiteti i grabitësve. Në videon që qarkullon në Twitter duken forca të shumta policie dhe gazetarë.