PEQIN-Gjatë natës është grabitur një banesë në lagjen “Teqe”, ndërsa policia ka prangosur autorin, Berhan Sharka 19 vjeç. Sipas policisë, ai dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit me inicialet S.P. 44 vjeç ku ka marrë një sasi lekësh dhe dy aparate celularë të markave të ndryshme.
/Shqiptarja.com
Pas arrestimit të Berhan Sharkës, nga kontrolli i banesës u gjet dhe sekuestrua shuma e lekëve dhe dy telefona. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
d.b/shqiptarja.com











