Grabitet banka e nivelit të dytë në Librazhd, autori përdorues droge

Grabitet banka e nivelit të dytë në Librazhd, autori përdorues droge

Filiali i një banke të nivelit të dytë është grabitur pas mesnatës së kaluar në Librazhd. Report Tv mësoi se hajduti ka thyer derën kryesore dhe ka marrë një sasi lekësh dhe disa dosje.

Dy orë pas grabitjes së bankës, policia ka arritur të identifikojë dhe të kapë autorin. Në pranga ka rënë shtetasi Nuredin Sula, ndërsa janë gjetur dhe lekët e dosjet e vjedhura.

Personi i arrestuar rezulton përdorues droge dhe person me precedentë penalë nga qyteti i Librazhdit. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë në të njëjtin filial banke është bërë një  tentativë vjedhjeje me të njëjtin mekanizëm.

Njoftimi i policisë:
Më datë 29.03.2018 rreth orës 01:20 në sallën operative të Komisariatit të Policisë Librazhd ka rënë alarmi i një banke. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë dhe pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar kanë bërë identifikimin dhe arrestimin në kohë rekord të autorit të dyshuar Nuredin Sula, 32 vjeç banues në Librazhd, i cili kishte marrë disa lekë të holla që kishin qenë mbi banak dhe dosje.

Në vijim të hetimeve ka rezultuar se shtetasi i lartëpërmendur dyshohet të jetë autor edhe i ngjarjes së ndodhur më datë 09.03.2018 ku ka thyer me sende të forta (gurë) xhamin e derës kryesore të po këtij filjali banke në Librazhd. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?