Një kazino në qytetin e Tiranës ka rënë preh e grabitësve, të cilët kanë qenë të pajisur me armë zjarri dhe kanë marrë xhiron ditore dhe janë larguar me shpejtësi.
 
Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se  në rrugën " Medar Shtylla" në afërsi të lulishtes "1 Maji" në një kazino, dy shtetas të maskuar  kanë vjedhur një sasi lekës (xhiron ditore) nën kërcënimin e  armës së zjarrit. 

Dyshohet se sasia e lekëve që grabitësit kanë marrë është 150 mijë lekë.

grabitja ne tirane

Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar edhe ekspertët e policisë, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e personave.

Në disa kryqëzime, policia ka ngritur pika kontrolli policor si dhe po behet kqyrja e kamerave per identifikimin dhe kapjen e autorëve.

grabitja ne tirane

Kazinoja ndodhet në një zonë shumë të populluar dhe pritet që kamerat e sigurisë së bizneseve të tjera përreth saj të nxjerrin ndonjë detaj për autorët që kanë kryer këtë grabitje.
 
Deri tani nuk dihet identiteti apo vendodhja e tyre.

grabitja ne tirane

grabitja ne tirane

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)