MEMALIAJ- Një banesë është grabitur mëngjesin e sotëm në Memaliaj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se grabitja ka ndodhur orët e para të mëngjesit.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar grabitjen pasi konstatuan se dera e banesës së komshiut ishte e hapur me forcë. Mësohet se banorët e shtëpisë nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes, ndërsa është grabitur banesa e shtetasit Luan Goxhaj.
Goxhaj është biznesmen dhe kjo mendohet se mund të jetë arsyeja përse hajdutët kanë grabitur në banesën e tij. Ndërkohë ende nuk bëhet me dije se çfarë kanë vjedhur autorët, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.