TIRANE- Pas më shumë se tre muajsh, një biznes në zonën e Vorës në Tiranë ka rënë sërish pre e grabitësve. Ditën e djeshme janë marrë vetëm 300 mijë lekë ndryshme nga 3 qershori, kur dy grabitës me maska dhe armë morën më shumë se 12 milionë lekë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, grabitësit e djeshëm nuk kanë qenë me maska, por vetëm të armatosur. Policia dyshon se mund të bëhet fjalë për të njëjtët persona, kjo pasi autorët e grabitjes së parë nuk janë ndaluar.

Grabitet bisnesi
Një pikë skrapi është grabitur me armë mesditën e djeshme nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Marikaj-Vorë, ku persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në pikën e skrapit dhe përmes kërcënimeve kanë grabitur 300 mijë lekë të reja. Mësohet se pas grabitjes ata janë larguar me makinë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të identitetit të grabitësve si dhe arrestimit të tyre. Për këtë bëhet e ditur se janë ngritur postblloqe për kapjen e grabitësve, ndërsa 6 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, janë vënë në kërkim të makinës, e cila dyshohet edhe se mund të jetë djegur.

Ngjarja e parë
Dy persona të armatosur mesditën e 3 qershorit kanë grabitur rreth 12 milionë lekë, ose ndryshe 120 mijë dollarë në një punishte të përpunimit të metaleve, në Marikaj, në periferinë perëndimore të Tiranës. Gjatë grabitjes, mësohet nuk ka pasur të shtëna apo persona të lënduar, nga punonjësit e punishtes, ndërsa grabitësit kanë qenë të pamaskuar. E mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka nisur hetimet. mësohet se, autorët e grabitjes, kanë pasur dijeni të plotë dhe e njihnim shumë mirë këtë punishte. “Ata kanë pasur dijeni për planimetrinë e pushishtes dhe dyshohet se kanë qenë edhe më parë aty, për faktin se ata kanë shkuar drejt e në zyrën e financës për të grabitur paratë”, ka bërë të ditur një burim nga policia e kryeqytetit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)