Policia e Tiranës ka arrestuar Robert Dukën, 50 vjeç, nga Vlora, i dyshuar si autor i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit.
Pas grabitjes, ai u largua me një monopatinë elektrike, moment, videon e të cilit Report Tv e ka siguruar. Duka është i veshur me skafandër e kaskë.
Ngjarja ndodhi më 2 nëntor, rreth orës 10:45, kur një person i maskuar hyri në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e një sendi që ngjante me armë zjarri, arriti të marrë 60 mijë euro në valuta të ndryshme. Fillimisht, autori kërcënoi punonjësin e sigurisë dhe më pas iu drejtua sporteleve, ku mori paratë nga arkëtarja.
Më pas, mori monopatinën dhe u largua në drejtim të stadiumit “Selman Stërmasi”.
50-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua nga policia pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë. Grabitësi fshihej në një shtëpi të marrë me qira, ndërsa përgjatë pjesës tjetër të vitit jetonte në Vlorë.
Lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Nga Vlora, or teeejjj. Nuk te Japin nuse ne Vlore Po nuk din te vjedhesh. KUpton apo Jo?[
Përgjigju









Komente
Komento