Grabiti para, veshje dhe ushqime në 3 biznese, arrestohet 20-vjeçari në Pogradec

Grabiti para, veshje dhe ushqime në 3 biznese, arrestohet 20-vjeçari në Pogradec

Foto ilustruese

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi akuzohet për vjedhje të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë në tre biznese në qytetin e Korçës.

Raportohet se i riu S.Sh., në bashkëpunim me E.S., 19 vjeç, dhe një 14-vjeçar të arrestuar dhe proceduar më parë, kanë vjedhur tri biznese private në Korçë.

Burime bëjnë me dije se të rinjtë kanë marrë sasi lekësh, produkte ushqimore dhe veshje të ndryshme.

Njoftimi i Policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, bënë kapjen e shtetasit S. Sh., 20 vjeç, banues në Pogradec, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim më shumë se 1 herë. Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor me shtetasin E. S., 19 vjeç, banues në Pogradec dhe një 14-vjeçar (të arrestuar/proceduar më datë 14.01.2022), në vjedhjen në tri biznese private, ngjarje të ndodhura më datat 07, 12 dhe 13 janar 2022, në qytetin e Korçës, ku janë marrë sasi lekësh, produkte ushqimore dhe veshje të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City