Ka vijuar në ditën e dytë protesta e banorëve të Rrjollit në Velipojë, kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga kompania ‘Gener2’, në pronësi të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj.

Banorët denoncojnë se resorti po ndërtohet ne tokat e tyre që i kanë trashëguar breza pas brezi.

Protesta nisi në orët e mëngjesit me bllokimin e rrugës kryesore Shëngjin-Velipojë për rreth një orë.

Tensionet nuk vonuan: Me dhjetëra forca te Ndërhyrjes së Shpejtë zbriten ne terren dhe shoqëruan disa të rinj.

“Na ka zaptu tokën një firmë fantazme se nuk ka dokumentet në rregull. Leja që ka marrë më 15 Janar, nuk është zbardhur nuk ka hyrë ën Fletore Zyrtare. Ne kemi protestuar dhe dje dhe na çuan si speca në polici. Ne jemi në tokën tokën dhe s’po merremi vesh me askënd. Policia duhet të largohet të mos bëhet palë me ata që kanë ardhe si grabitqarë. Se ne jena në tokën tonë”, thanë banorët.

Pas bllokimit të rrugës, banorët zbritën në kantierin e resortit, duke bllokuar makineritë  e rënda të “Gener 2”. Ata kerkojne pezullimin e punimeve.

“Ca bëni kështu? Silleni përfaqësuesin e kompanisë të merremi vesh!” – dëgjohen thirrjet e tyre.

Banorët theksojnë se po u grabiten tokat që I kanë trashëguar brez pas brezi.

Avokati Ndue Pjetra paralajmëron se punimet po kryhen pa u zbardhur ende leja e ndërtimit dhe thekson se banorët janë në proces gjyqësor, duke pritur vendimin e Apelit për pronësinë e tokës.

“Këtu po punohet pa u zbardhur ende leja e ndertimit. Nuk eshte botuar ne Fletore Zyrtare. Pasi te zbardhet leja te vijnë makineritë. Ndersa banoret, e mbrojtur prej meje, janë në gjyq me Fatmir Shpellza se ai ka falsifikuar dokumentet e tokës. Ndërsa kompania ia ka blere tokën atij. Ccështja është në Apel por është shtyrë se një gjyqtar u vra (Astrit Kalaja) një tjeter shkoi në gjykatë të Lartë”, shprehet avokati.

Protesta zgjati për afro 5 ore dhe ne fund zëri i banorëve u mbyll me ndërhyrjen e dhunshme të policisë, e cila shoqëroi 25 të rinj në komisariat.

Ndërkaq, më 15 janar të këtij viti, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur lejen e ndërtimit për resortin turistik gjigant në zonën bregdetare, ndërmjet Ranës se Hedhun dhe Velipojës. Kompleksi, sipas projektit do këtë sipërfaqe rreth 146 hektarë, një nga investimet më të mëdha turistike në vend. Por për banorët, kjo leje nuk zhbën realitetin e ashpër pasi toka e tyre është zaptuar nga privati dhe shteti është vënë kundër tyre për të shtypur protestën me dhune.

Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, botues dhe pronar i stacionit televiziv A2 së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” nga "Gener 2"  “Aba Blue Borgo”, sh.p.k. Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:36
Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt/ Tensione mes policisë dhe banorëve në Velipojë, shoqërohen në komisariat protestuesit (VIDEO)

Policia ka shoqëruar protestuesit që sot bllokuan rrugën Shëngjin-Velipojë duke kundërshtuar ndërtimin e resortit luksoz nga kompania ‘Gener2’. Ata pretendojnë se zona është tokë e tyre dhe se ndërtuesi Bashkim Ulaj u ka grabitur pronat.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baks-Rrjoll: 03/02/2026 13:42

    Dicka spo mundem te kuptoj, ky resort eshte zhvillim me se shumeti per ata banoret e atyre fshatrave, ajo zone duhet te zhvillohet.

    Përgjigju
  • Renie qeverise: 03/02/2026 12:54

    Ka ardh koha qe Qeveria te bie Duke I derguar ne Hage ! Pra bie fillimisht Qeveria , pseudo biznesi dhe pseudo elita intelektuale ! Pastaj ne Hage pijne kafe me te madhin Thaçi

    Përgjigju
  • Sandri: 03/02/2026 11:51

    Balluku do të shtoje një vilë të vetën të rera e hellun

    Përgjigju
    • Or tej: 03/02/2026 23:36

      Do quhet Vila 331 or teeeejjjjj

  • Sandri: 03/02/2026 11:49

    Balluku do të shtoj një vilë tjetër po te Rana e hellun

    Përgjigju
  • Sandri: 03/02/2026 11:47

    Normal Balluku do të shtoje pallatet ose ndo një vilë në Rrjoll

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 2 Shkurt, 13:24

    A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?