Grabitja brutale në Greqi, si ra policia në gjurmët e dy të rinjve shqiptare! 73-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Grabitja brutale në Greqi, si ra policia në gjurmët e dy të rinjve shqiptare! 73-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Mbetjet e ushqimeve dhe pijeve tradhtuan dy të rinjtë me origjinë shqiptare të arrestuar për grabitjen brutal me viktimën 73-vjeçare në Kefaloni.

Sipas informacioneve, policia ka arritur të lokalizojë 25-vjeçarin, i cili goditi me thikë të plagosurin dhe bashkëpunëtorin e tij 18-vjeçar, nga mbetjet dhe kanaçeja e një pije energjike, shkruajnë mediat greke.

Dy autorët kishin ngritur një kartel jashtë shtëpisë së 73-vjeçarit, duke lënë mbetje të ushqimeve dhe një kanaçe, të cilat i kishin blerë nga një supermarket aty pranë, ndërsa punonjësi që i shiste i kishte parë.

Ndërkohë, 73-vjeçari, viktima e një grabitjeje brutale me thikë në shtëpinë e tij në Kefaloni, po lufton për jetën në Spitalin Universitar të Janinës. Sulmuesi 25-vjeçar e ka goditur me thikë në bark, kofshë dhe brinjë të moshuarin, pasi fillimisht i ka kërkuar para.

Autorët u arrestuan, por familjarët e 73-vjeçarit po përjetojnë momente dramatike ankthi për shkak të kritikës së situatës së tij.

“48 orët e ardhshme janë shumë kritike”, tha nipi i 73-vjeçarit për Mega.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 30/12/2023 15:37

    Pisa qe merren me keto. Te rrasen ne burg perjete, edhe sikur te mbijetoje i moshuari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

'I çmenduri' Bielsa, trajneri grumbullon te Uruguai një futbollist amator

'I çmenduri' Bielsa, trajneri grumbullon te Uruguai një futbollist amator