Policia greke ka arritur të zbulojë pas 17 vitesh vjedhjen e 4 milionë eurove në një bankë.
Bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 2008 në filialin e një banke në Kifisia, afër Athinës.
Për pasojë janë shpallur në kërkim dy shqiptarë nga Kosova, më konkretisht Basri Berisha alias Basri Ramadani, 53 vjeç dhe Sinan Beqiroski alias Sinan Bekjiroski, 54 vjeç.
Për sa i përket kronologjisë së vjedhjes, persona të panjohur pasi kanë thyer një dritare kanë hyrë në bankë dhe kanë hequr nga kasaforta qendrore para dhe sende me vlerë, vlera e të cilave kalonte 4.000.000 euro.
53-vjeçari, Ramadani aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në Francë, dhe ka qenë në paraburgim nga autoritetet gjermane dhe të Kosovës për vepra të ngjashme, informon ‘KlanKosova’.
Nga analizat krahasuese të mëpasshme të kryera nga stafi i Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, rezultoi se Berisha ishte i përfshirë edhe në një tentativë vjedhjeje në vitin 2009 në një filial banke në Athinë, si dhe në vjedhjen e një kasaforte dhe vjedhjen e një bankomati në vitin 2010 në një supermarket në Kretë.
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
13.7%
-
Jo
78.5%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 452
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Habit djali i Donald Trump: Bill Clinton bombardoi Serbinë për të hequr vëmendjen nga tradhtia ndaj së shoqes
15 Mars, 10:45
-
Vlorë, tentuan ta grabisnin plagoset me thikë 31-vjeçari futbollist i ekipit të Flamurtarit (EMRI)
14 Mars, 19:37
-
E rëndë në Kosovë, aksidentohet autobusi me nxënës shkolle
13 Mars, 21:15
-
Demush Shasha: Koha për ndryshim kursi
13 Mars, 15:18
-
Mirel Josa largohet nga Vëllaznimi, gjen akordin me klubin e Superligës
13 Mars, 14:20
-
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"
13 Mars, 12:56
-
Krimi brenda familjes shqiptare në Greqi, ky është 53-vjeçari që goditi me thikë gruan dhe më pas u hodh nga ballkoni
13 Mars, 11:33
-
Ndërron jetë në Athinë, Grigor Jovani! Poet i talentuar, gazetar, përkthyes i Kunderës
12 Mars, 15:35
-
E rëndë në Greqi/ Shqiptari vret gruan me thikë, pas aktit i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni
12 Mars, 14:43
-
Urdhër- ndalimi për Dodik, analistja për Report Tv: Ka mbështetje të madhe nga Vuçiç! Ardhja e djalit të Trump në Serbi shihet si mbështetje e SHBA
12 Mars, 12:50
-
Eduard Zaloshnja: Kombëtarja Kuqezi dhe përfaqësuesja e Kosovës
12 Mars, 09:46
-
Shqiptarët në Britani synojnë të pasurohen me ‘shtëpi bari’, avokati: Është fatkeqësi e madhe! Trafikantët lajme të rreme me AI, sikur janë lehtësuar procedurat e qëndrimit
11 Mars, 14:20