DIBER E MADHE - Vetëm pak ditë pas grabitjes së bujshme në një argjendari në Dibër të Madhe (Maqedoni) është identifikuar nga Policia Maqedonase një nga pjesmarrësit në grabitje. Personi në fjalë është edhe viktima e vetme që mbeti nga konfrontimi me armë zjarri mes grabitësve dhe pronarëve të argjendarisë.

Lajmi bëhet i ditur nga Policia Maqedonase, sipas së cilës, një trup i pa jetë, i gjendur dy ditë pas grabitjes në automjetin tip “Range Rover”, dyshohet të jetë i personit të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me pronarët e argjendarisë në Dibër të Madhe me 29 Korrik të këtij viti. Sipas Policisë i dyshuari për grabitje, në bashkpunim me 5 persona të tjerë, është Miljan Elezi, i datëlindjes 3 janar 1979, nga Elbasani.

makina
(Në foto: Makina ku u gjet trupi i pajetë i Elezit)

Arsyeja pse trupi i 35 vjeçarit nga Elbasani u gjet, një ditë pas grabitjes, në një automjet të braktisur pranë kufirit me Shqipërinë është se bashkëpuntorët e të ndjerit pasi kishin grabitur 18 kg ar nga argjendaria e vënë nën shenjestrën e tyre, tërhoqën me vete dhe trupin e tij. Trupi i Miljan Elezit u gjend në mbrëmjen e 31 gushtit rreth orës 19:45 në zonën e njohur me emrin “Livadhet e Mireshit”, në afërsi të kufirit Shqiptar, dhe gjëndet ende në morgun e Dibrës së Madhe. Ndërkohë që për bashkpuntorët e tij ende nuk dihet asgjë.

Gjatë grabitjes me armë zjarri nga 6 persona në Dibrën e Madhe ka gjetur vdekjen një person (i cili dyshohet të jet Elezi) dhe u plagosën dy të tjerë, njëri prej të cilëve është vetë pronari i argjendarisë së vënë në shënjestër.

Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)