Tiranë - Pesë ditë pas grabitjes së një argjendarie në Paskuqan, Policia arriti të gjejë motorin që përdorën autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Motori pa targa u gjet i braktisur në një liqen në Zall Herr, 14 km larg Paskuqanit. Mjeti u zbulua pas gjurmimit të kamerave të sigurisë.

Nga foto që ka siguruar Report Tv shihet se motori në ngjyrë të kuqe dhe blu ishte hedhur në një liqen. 

Dy personat që morën pjesë në grabitje, ndoqën të njëjtin itinerar si për të shkuar te argjendari "Luani", ashtu edhe për t’u larguar. Ata përdorën rrugicat periferike të Kamzës, duke shmangur rrugët kryesore.

Autorët hynë të maskuar dhe me kallashnikov dhe grabitën sende floriri me një vlerë rreth 1.5 milionë lekë. Dyshohet se njëri prej tyre të ketë shkuar si klient ditë më parë, pasi kishin dijeni të plotë ku ndodheshin bizhuteritë me vlerë të konsiderueshme.

1786353767_motorriautoreve.jpg

Motori i autorëve