Sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë, pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim Arjan Dyrmishi, sektori i sigurisë fizike private vuan nga trajnimi i pakët, informaliteti e pagat e ulëta.

Në vlerësimin e tij aktualisht ky treg numëron rreth 18 mijë puonjës, ndërkohë që vetëm 8 mijë prej tyre kanë kaluar nëpër sistemin e licencimit nga ana e policisë.