TIRANE - Gjykata ka vendosur sot masën e sigurise “30 dite burg” për 5 punonjësit e policisë private që kryenin transportin dhe ruajtjen e parave në “Union Bank”. Për njërin prej tyre, për Isuf Gjicin, gjykata ka caktuar masen e sigurise “detyrim paraqitje” duke e lene atë të lirë gjatë kohës që po zhvillohet hetimi.
Arrestimi i tyre u bë të shtunën, kur policia njoftoi se efektivat e kompanisë “Euro Gjici” u arrestuan me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi me mosveprimet e tyre kanë lejuar autoret te grabisin parate.
Sipas Policisë së Shtetit, arrestimi i gjashtë policëve privatë është bërë në lidhje me ngjarjen e ndodhur të premten në mesditë, kur tre persona të maskuar dhe me maska grabitën katër thasë me para në dalje të bankës me nje vlere rreth 2 milione euro.
Ne videon qe publikoi Policia e Shtetit, me pamjet e marra nga kamera e sigurisë në ambientet e garazhit të bankës tregoheshin momentet kur prej aty dalin tre persona, dy punonjës banke që mbajnë thasët të shoqëruar nga roja e sigurisë, i armatosur.
Në daljen e garazhit ndodhet edhe një punonjës tjetër i sigurisë private. Në këto çaste, tre grabitësit e maskuar dalin njëri pas tjetrit, duke ndjekur nga pas punonjësit e bankës, që po dërgonin paratë në autoblindë. Grabitësit në këtë moment pikasen nga njëri prej rojeve private të sigurisë, ky i fundit nuk vepron. Grabitësit janë filmuar teksa marrin katër thasët me para.
“Dorëzuan” lekët për një shuplakë, ja neglizhenca ne pune e 6 rojeve
Masat e dhëna nga Gjykata
Isuf Gjici, 55 vjeç, detyrim paraqitje
Artan Dervishi, 43 vjeç; 30 dite burg
Dritan Duka, 24 vjeç’ 30 dite burg
Saimir Nikoci, 32 vjeç; 30 dite burg
Ilir Syla, 45 vjeç; 30 dite burg
Tomorr Hidri 42 vjeç 30 dite burg
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

“Dorëzuan” lekët për një shuplakë, ja neglizhenca ne pune e 6 rojeveMasat e dhëna nga Gjykata
Isuf Gjici, 55 vjeç, detyrim paraqitje
Artan Dervishi, 43 vjeç; 30 dite burg
Dritan Duka, 24 vjeç’ 30 dite burg
Saimir Nikoci, 32 vjeç; 30 dite burg
Ilir Syla, 45 vjeç; 30 dite burg
Tomorr Hidri 42 vjeç 30 dite burg
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)