Momenti i grabitjes së mbi 20 milion lekëve nga raftet e Bankës Kombëtare Tregtare në bllok 10 ditë më parë nuk është filmuar.

Burime nga grupi hetimor sqaruan për Report Tv se autorët e kësaj grabitje janë kujdesuar që kamerën e ndodhur në dhomën me rafte dhe derë të blinduar në të cilën ruheshin paratë ta bllokojnë me skotch.

I vetmi momenti i filmuar dhe i ruajtur në pajisjen e memories të kamerave të sigurisë që dispononte banka dhe janë sekuestruar nga hetuesit është futja e një personi të maskuar në këtë dhomë i cili në pak sekonda mbulon me skoch objektivin e kamerës.

Ky veprim sqaruan hetuesit i ka krijuar autorëve mundësin të vjedhin lirisht paratë nga raftet që ishin vendosur nga punonjësit e bankës e më pas të largohen.

Për këtë ngjarje vazhdojnë hetimet ndërsa me vendim gjykate drejtori i këtij filiali është lënë në masë sigurie detyrim paraqitje dhe shefi i sigurisë private të bankës me masën arrest me burg.
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)