VLORË- Report Tv ka siguruar video-n e vjedhjes që u regjistrua tre ditë më parë në Vlorë. Siç shihet edhe nga video dy autorët kanë qenë të maskuar, ndërsa janë futur me forcë në dyqan. Një prej autorëve ka goditur me shkelm derën e xhamit për t’u futur më pas brenda në dyqan.
Autorët kanë arritur të vjedhin disa pajisje elektronike si telefona dhe kompjuterë.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, pasi ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.