Grabitja e Rinasit dhe kriminaliteti
Nishani thërret Kryeprokurorin Llalla

Grabitja e Rinasit dhe kriminaliteti<br />Nishani thërret Kryeprokurorin Llalla
Për afro 40 minuta këtë të martë Kryeprokurori Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
 
Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave dhe me dyer të mbyllura ku në fokus ka qenë biseda në lidhje mbi hetimet që po kryhen për zbardhjen e grabitjes së rreth 1 milion eurove në pistën e aeroportit të Rinasit.
 
Burime për Report Tv sqaruan se Llalla ka informuar Nishanin në lidhje me hetimet që po kryhen dhe dyshimet se pas grabitjeve në Rinas përfshi dhe atë të Vlorës një ditë më parë qëndron një grup i strukturuar kriminal.
 
Ky takim i Llallës me Nishanin vjen 12 ditë pas grabitjes së Rinasit dhe një ditë pas një takimi mes drejtuesve të lartë të policisë së shtetit dhe prokurorëve të krimeve të rënda në lidhje me kriminalitetin, grabitjet dhe zbatimin e ligjit antimafia në goditjen e grupeve kriminale.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë